Futboll Seria A Sport

​E BUJSHME/ Mbappe ose Asensio zëvendësues të Dybalas në Juventus

Kampioni italian, Juventusi, është duke e planifikuar transferimin e yllit francez të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ose atë të Real Madridit, Marco Asensio.

Mediat italiane, Tuttosport, raporton se “Zonja e Vjetër” është e vetëdijshme për interesimin e klubeve të mëdha evropiane për yllin argjentinas, Paulo Dybala, dhe tani planifikojnë ta zëvendësojnë atë ose me Mbappen ose me Asension.

Drejtuesi e klubit italian besojnë se mund t’i fitojnë 135 milionë euro nga shitja e Dybalas dhe ata duan t’i shpenzojnë këto para për transferimin e një ylli tjetër për ta zëvendësuar hapësirën që do të lihej bosh nga argjentinasi.

Por, italianët do ta kenë të vështirë të arrijnë t’i largojnë edhe Mbappen dhe Asension nga klubet e tyre, mirëpo ata mendojnë ta përdorin yllin portugez të skuadrës, Cristiano Ronaldon, për t’i bindur këta të dy.

Për 25-vjeçarin Dybala është përfolur për një transferim të mundshëm drejt Manchester Unitedit, mirëpo para ndeshjes mes këtyre dy klubeve në Old Trafford për Ligën e Kampionëve, Dybala kishte bërë të ditur se ai nuk planifikon të largohet.

“Nuk jam duke menduar për tregun e transferimeve. Për momentin jam shumë i lumtur në Juventus dhe jam përqendruar vetëm për të fituar tituj këtu”.

Related posts

ZYRTARE/ Evertoni godet në merkato, transferon edhe mbrojtësin e Barcelonës

Isa.Autor

BOTËRORI ÇDO DY VITE? “Conmebol” bashkë me Brazilin dhe Argjentinën i përgjigjen prerë FIFA-s…

Delo.autor

“BËM BABA TË TË NGJAJË”/ Djali i Shumakerit shpallet kampion bote

Isa.Autor

Leave a Comment