Futboll Sport

LEGJENDA SPANJOLLE/ ​Casillas: El Clasicot e vitit 2011 ishin luftë politike mes Spanjës dhe Katalonjës

Në pranverën e vitit 2011, Barcelona dhe Real Madridi u ndeshëm katër herë brenda një muaji. Ata u ndeshën në La Ligë, në finalen e Copa del Rey dhe dy herë në Ligën e Kampionëve, përvojë kjo që nuk i pëlqeu ish-portierit të madrilenëve, Iker Casillas.

Casillas, i cili tani është portier i klubit portugez Porto, ka sqaruar se atij nuk i kishte pëlqyer fakti se politika ishte bërë pjesë e futbollit në atë kohë dhe El Clasicot ishin bërë luftë politike mes Spanjës dhe Katalonjës.

“Është një çmenduri dhe situata ishte shumë e tensionuar. Një lloj i madridizmit që nuk më kishte pëlqyer asnjëherë filloi të shpërfaqet”, ka thënë Casillas në një intervistë me Jorge Valdanon, e cila do të transmetohet e plotë në Movistar+ të mërkurën.

“Në këto katër ndeshje dukej se ishte një luftë politike mes Katalonjës dhe Spanjës. Unë jam vetëm një tifoz i Real Madridit që dëshiron ta shohë Real Madridin duke fituar, kështu kam qenë gjatë gjithë jetës time, por nuk dua që kjo gjë të shkojë në ekstreme të tilla”.

Casillas dhe Valdano e zhvilluan një diskutim në stadiumin e Portos, Estadio do Dragao, i cili është zgjedhur si një nga stadiumet ku do të zhvillohet ndeshjet e gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës A të Ligës së Kombeve.

Related posts

RRËFEN BETEJËN E VËSHTIRË ME KORONAVIRUSIN/ Legjenda Totti: 15 ditë të gjata, nuk ishte shëtitje

Delo.autor

Derbi i Mançesterit vazhdon në merkato për yllin e Bayern

Sadik.Autor

Skuadrat italiane në “ethe”/ Ja yjet e Serisë A që mund të largohen në orët e ardhshme

Isa.Autor

Leave a Comment