Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Doli pozitiv me COVID-19, piloti rikthehet në pistë pas 2 javësh karantinë

Piloti meksikan Sergio Perez, që garon në Formula 1 me makinën Racing Point, do të rikthehet këtë fundjavë në pistën spanjolle të Montmelo, pas një mungese 2-javore. Ai nuk mori pjesë në dy garat e fundit të zhvilluara në pistën britanike të Silverstone, pasi doli pozitiv me Covid-19.

Gjithsesi, kjo periudhë i përket së shkuarës, pasi dy testet e fundit të zhvilluara në harkun kohor të 48 orëve kanë qenë negative. Për pasojë, Perez mund të rikthehet në pistë dhe sot ka marrë OK-in e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) për të garuar.

“Pata vetëm simptoma të lehta, ndaj pata mundësi të stërvitem, për të qenë gati për garën e radhës, në Spanjë. Ishte e vështirë t’i shihje garat nga shtëpia, i izoluar, në karantinë”, tha Perez. Vendin e tij në dy garat që mungoi e zuri Niko Hulkenberg, që do të dalë sërish rezervë.

Related posts

NDESHJA NDAJ EVERTON/ Kane kërkon dygolëshin e radhës

Delo.autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Çyrbja: Për mua është ndjesi e mirë që do të luaj kundër ish-skuadrës sime, por…

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ferrari ka ndryshuar pamje, ky është objektivi ynë real

Delo.autor

Leave a Comment