Futboll Sport

PRAPASKENA/ Ronaldo do shkonte te Milani, ja kush e ndaloi transferimin

Cristiano Ronaldo mund të ishte një futbollist i Milanit dhe jo i Juventusit.

Ish-administratori i deleguar gjatë periudhës kur klubi kuqezi ishte nën pronësinë e kinezëve, Marco Fassone, ka zbuluar se ka pasur bisedime konkrete për transferimin e portugezit në Milano dhe kishte qenë ai personi që kishte frenuar gjithçka.

“Është e vërtetë. Janghong Li dëshironte të merrte Cristiano Ronaldon te Milani”, pohoi Fasone për “Il Sole 24 Ore”.

“Mr. Li dëshironte të merrte CR7, pasi ndjente se kishte një forcë të madhe në tregun kinez. Lojtari dëshironte të largohej nga Madridi. Ne jemi takuar në korrik 2017 me menaxherin e tij, Mendes, për të verifikuar kostot dhe gatishmërinë e lojtarit. Pastaj unë e binda të hiqte dorë nga ëndrra: Ronaldo kushtonte shumë”, pohoi Fassone, i cili tashmë është në gjyq me Milanin.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mundësi e artë për mesfushorin e Shpresave, mund të punojë me legjendën e Barcelonës

Delo.autor

GUARDIOLA TEK BAYERN MUNICH? Agjenti i teknikut spanjoll sqaron të ardhmen: Në futboll asgjë nuk është e…

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Kastrioti mposht “Verilindorët” falë super golit të talentit Bardhi

Delo.autor

Leave a Comment