Futboll Sport

Alex Sandro FRIKËSON JUVEN, shfaq dëshirën për të luajtur në…

Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, ka zbuluar se dëshiron të luajë në Premier League në të ardhmen. Ndërkombëtari i Brazilit e ka vendosur veten si një nga më të mirët në rolin e tij në botë, që prej mbërritjes te Juventusi nga Porto, në vitin 2015.

Pasi spikati me bardhezinjtë në fitimin e dy trofeve në Itali dhe një vendi në finalen e Ligës së Kampioneve në sezonin 2016-2017, Sandro u bë objektiv kryesor i Chelsea në atë verë. “Gola.com” kupton se mbrojtësi i majtë ishte gati të bashkohej me trajnerin e atëhershëm të bluve të Londrës, Antonio Conte, për një ofertë prej 70 milionë eurosh, e cila iu vendos në tryezë brazilianit.

Sandro mbeti në Torino, megjithatë, me Juventusin që e lanë Dani Alves dhe Leonardo Bonucci. I pari iku te PSG, ndërsa i dyti te Milani, respektivisht. Por 27-vjeçari, edhe tani e ka shfaqur ambicien e tij për ta provuar veten në Angli, përpara fundit të karrierës.

Duke folur në një konferencë shtypi nga grumbullimi me Brazilin, ai tha: E mendoj këtë gjë një ditë. Kush e di se çfarë do të ndodhë? Unë kam një dëshirë për të luajtur në Premier League. Sidoqoftë, tani jam shumë i lumtur aty kur jam, te Juventusi, në kampionatin që po luaj. Pra, sot për sot, mendimi im i vetëm është të vazhdoj aty ku jam, sepse në Torino jam ndier i lumtur”.

Dështimi i Chelsea për të blerë Sandro i detyroi londinezët të nënshkruanin me Emerson Palmieri nga Roma. Sandro ka regjistruar dy asiste në Seria A, deri më tani, këtë sezon, me Juven duke udhëhequr kreun e renditjes.

Të besuarit e Massimiliano Allegrit janë të pamposhtur në 12 ndeshjet e tyre në kampionat, duke fituar 11 dhe duke barazuar vetëm 1. Juve ndodhet edhe në krye të grupit të Ligës së Kampionëve, pasi ka fituar 3 dhe ka humbur 1 nga katër ndeshjet e deritanishme, deri më tani, në Grupin H.

Related posts

“BUZËQESH” JUVENTUSI/ Blerja e bujshme e merkatos së verës mund të kthehet ndaj Napolit

F.autor

Kritikoi Xhakën dhe Shaqirin/ Dorëhiqet nga kombëtarja zviceriane…

Isa.Autor

Skënderbeu mendon arkëtimet, shitja e Alitit mban “peng” Bicajn (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment