Albanian Stars

Bogdani: Kam kujtime të bukur në duelet ndaj Lacios, Strakosha po bën kampionat të shkëlqyer

Kampionati italian do të mbyllë periudhën e pushimeve këtë fundjavë, teksa do të luhen ndeshjet e javës së 21. Një ndër duelet është edhe ai mes Lacios dhe Kievos.

Erjon Bogdani, ish-sulmues i cili ka luajtur më parë me ekipin e Kievos, ka folur për këtë ndeshje për mediat italiane, teksa nuk ka harruar pa komentuar as formën e treguar nga Strakosha.

“Do të jetë një ndeshje e bukur. Të luash në Olimpiko është gjithmonë emocionuese. Më kujtohet një gol i veçantë që shënova pasi hyra në fushë nga pankina, duke zhbllokuar ndeshjen. Kam kujtime të mira në duelet ndaj Lacios.

Bogu

Strakosha? Jam shumë i lumtur për paraqitjet e tij. Unë e njoh pasi e kam edhe në Kombëtare. Vlerat e tij po shihet nga të gjithë, pasi po bën një punë shumë të mirë. Me shumë qetësi po bën një kampionat të shkëlqyer. Mbi të gjitha ai është i ri, dhe mund të përmirësohet edhe më shumë. Lacio ka gjetur një portier edhe për të ardhmen”, ka thënë Bogdani për “LazioPress.it”.

Related posts

Refuzoi ftesën e FSHF-së, Vasil Ruci: Kam frikë se më helmoni!

Q.Autor

(VIDEO) Reagimi i Granit Xhakës pas humbjes ndaj Bournemouth po bën xhiron e rrjetit

Q.Autor

Menaxheri i Kaçes: Të hënën vendosim të ardhmen e mesfushorit

Q.Autor

Leave a Comment