Futboll Sport Të tjera

E PAZAKONTË/ E zbuluan që ishte LEZBIKE, familja nxjerr nga “certifikata familjare” atleten E NJOHUR

Një atlete ka marrë mijëra dollarë nga donacionet pasi deklaroi se prindërit e mohuan kur zbuluan se është lezbike.

Organi qeverisës i atletikës njoftoi se nuk do ta vendosë nën presion Emil Scheck që të zgjedhë mes pasionit dhe shkollimit. Emil deklaroi në një intervistë se u mohua nga familja pasi e ëma zbuloi fotografinë që kishte shpërndarë me të dashurën në rrjete sociale.

Mesazhi që mori nga mamaja ishte: “I dhashë fund me ty. Që nga ky moment, deklaroje veten të pavarur. Të lutem mos na kontakto ne apo motrat e vëllezërit e tu.”

Më pas, Emil duhet të zgjidhte në mes terapisë për prirjet seksuale apo shkollës. Kur u kthye në kampus, zbuloi se familja i kishte hequr të gjitha gjërat, përfshirë makinën dhe kujtimet e fëmijërisë.

Derisa mori donacionet, e dashura e ndihmoi me financimet duke i blerë ushqime.

Related posts

KORONAVIRUSI VAZHDON PËRHAPJEN TEK MILANI/ Klubi kuqezi njofton të infektuarin e radhës para derbit

Delo.autor

Ngrihen akuza të rënda edhe ndaj Interit pas derbit me Juventusin

Sadik.Autor

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

F.autor

Leave a Comment