Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ Cavani zbulon se kush duhet ta fitojë Ballon d’Or, por ai s’është MODRIC

Ballon d’Or është një kompeticion i hapur këtë vit. Mesfushori i Real Madrid Luka Modric është favoriti për të fituar çmimin prestigjioz. 32-vjeçari ka fituar tashmë çmimin e FIFA-s për Lojtarin e Vitit, por ai do të ketë konkurrencën e lojtarëve francezë për të fituar edhe çmimin e radhës.

Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Kylian Mbappe kanë shkëlqyer me Francën duke fituar trofeun e Kupës së Botës gjatë verës.

Dhe Edinson Cavani ka zbuluar se cili duhet të fitojë Ballon d’Or, dhe ai nuk është Modric.

“Për mendimin tim, një francez duhet ta fitojë,” shprehet Cavani për AS. “Ka edhe lojtarë të tjerë, por duhet të jetë një francez; ata kanë fituar trofe të rëndësishëm. Duhet të jetë njëri mes Mbappe, Griezmann pse Varane.

“Modric ishte finalist dhe bëri një sezon të madh, por Varane e meriton më shumë.”

Related posts

Zbulohet shuma e parave që do të fitojë Januzaj dhe lojtarët tjerë të Belgjikës nëse fitojnë Botërorin

Sadik.Autor

RENNES-CHELSEA/ Lampard me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“KEQARDHJE QË NUK FITUAM”/ Hebaj: Uroj të shënoj sa herë duan të më zëvendësojnë

Delo.autor

Leave a Comment