Futboll Sport

UFC-227: Cejudo kampion bote në “flyweight”, mposht legjendën Johnson

Pas 13 fitoresh radhazi dhe pasi e mbrojti për 11 duele me radhë titullin kampion të peshës “flyweight” (pesha mizë) në artet marciale mikse, Demetrious Johnson është detyruar të dorëzojë titullimn e këtij Divizioni. Ai u mund me vendim jo-unanim të gjyqtarëve nga Henry Cejudo, që u hakmorr për humbjen e dy viteve më parë dhe tashmë është ai kampioni i ri i botës. Dy gjyqtarë votuan 48-47 në favor të Cejudo dhe një 48-47 në favor të Johsnon, që në këtë mënyrë dorëzon trofeun.

Një rezultat disi i papritur, pasi Demetrious Johnson ishte favorit, por këtë herë Cejudo u tregua më i kujdesshëm dhe më i saktë, në një duel mjaft të bukur me 5 raunde. 25 minuta të duelura dhe me shumë intensitet për fansat, që në fund kurorëzuan kampionin e ri të botës. “U riktheva, u hakmorra dhe tani jam kampioni i ri i botës. Erdha dhe munda legjendën”, tha Cejudo, 13 fitore e dy humbje në UFC, ndërsa për Johnson kjo është humbja e tretë në kafaz, ku ka edhe 27 fitore e një barazim.

Related posts

RREZIKOI KARTONIN E KUQ/ Shihni ndërhyrjen e frikshme të lojtarit të Atalantës ndaj Leaos

F.autor

E ARDHMJA E HAZARD NË “BERNABEU”/ Chelsea heq dorë nga çmimi real, kërkon pasuesin në Serie A tek…

Delo.autor

Rashica në mbështetje të Mustafit/ SHQIPTARI “çmend” serbët me postimin e fundit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment