Futboll Seria A Sport

PO E SHET AQ SA E BLEU/ MILANI heq dorë nga SUPER sulmuesi portugez

Skuadra spanjolle Sevilja thuhet po përgatiten të nënshkruajnë me Andre Silvan në muajin janar dhe të sigurojnë kartonin e plotë të tij. Silva u transferua te Milani nga Porto në verën e 2017-ës për një tarifë prej 38 milionë euro, por ai dështoi te kuqezinjtë.

Silva u huazua te Sevilja gjatë merkaton së verës dhe ka bërë paraqitje të shkëlqyera për skuadrën Andaluziane deri më tani këtë sezon.

Kuqezinjtë do të duan një shumë prej rreth 38 milionë euro për portugezin, i cili është nënshkruar për të njëjtën shumë dhe Milani dëshiron të sigurohet që të mos ketë humbje nga shitja e tij.

Skuadra spanjolle po punon tashmë për një marrëveshje të mundshme për të siguruar sa më shpejt shërbimet e sulmuesit. Silva ka luajtur 11 ndeshje në La Liga këtë sezon, duke shënuar shtatë herë.

Related posts

NDODH ÇMENDURIA/ Milani e MASHTRON keq Juventusin për HIGUAININ (DETAJE)

Isa.Autor

ATMOSFERA “E ÇMENDUR”/ Ja si tifozët e Ajaxit “pushtojnë” rrugët e Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Supriza, Rafa Benitez drejt stolit të ish-kampionëve të Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment