Futboll Premier League Sport

KLUBI I PLOTËSON DËSHIRËN ISH-KAPITENIT/ Koscielny afër ndarjes me Arsenal, nis aventurën tek…

Laurent Koscielny, lojtari që mbante shiritin e kapitenit tek Arsenal, ka bërë kërkesën që të largohet nga klubi dhe kjo kërkesë me gjasë nuk do t’i refuzohet.

‘The Express’ raporton se klubi do t’i plotësojë dëshirën lojtarit dhe ta lë të lirë për aventurën e tij në Ligue 1.

Është skuadra e Bordeaux ajo që synon të sigurojë shërbimet e francezit 33 vjeçar, i cili sezonin e kaluar vuajti nga një lëndim i gjatë.

Qendër mbrojtësi nuk është aktivizuar në asnjërën nga ndeshjet parasezonale të Arsenal gjatë kësaj vere, duke lënë të kuptohet se ai është drejt largimit.

Trajneri Unai Emery ka thënë se shpreson që mbrojtësi me shumë përvojë të qëndrojë në Londër, por kjo gjë vështirë se do të ndodhë.

Related posts

MOTO GP/ Rossi: Podiumi rezultat i rëndësishëm, Yamaha po bën progres

Sadik.Autor

ARRITI KUALIFIKIMIN NË ÇEREKFIANLEN E “COPA AMERICA”/ Trajneri i Argjentinës i trembet: Kujdes, na kanë mundur në…

Delo.autor

I SKADON KONTRATA/ Milani shënjestron lojtarin e Interit. Zbulohen prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment