Të tjera

VanZant operohet të hënën, në kafaz sërish në fund të 2018-ës

Paige VanZant, një nga sportistet më të bukura të arteve marciale mikse, ka deklaruar se do të operohet ditën e hënë në krahun e djathtë, të cilin e theu gjatë duelit ndaj Jessica Rose Clark, në sfidën e vlefshme për UFC Night Fight 124.

Clark e fitoi atë sfidë me vendim unanim të gjyqtarëve, ndërsa VanZant, përveç humbjes pësoi edhe këtë dëmtim serioz, që do ta lërë jashtë kafazit për një kohë të gjatë.

Duket se kam nevojë për një operacion, ndaj të hënën kam vendosur të bëj një ndërhyrje kirurgjikale. Më uroni fat dhe lutuni për mua. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e treguar, ju dua. Do të rikthehem më e fortë se kurrë, këtë herë me një krahë bionike”, ka deklaruar Paige VanZant (7 fitore dhe 4 humbje në artet marciale mikse), që pritet të rikthehet në fund të 2018-ës.

Related posts

Golden State nuk di të ndalet, fiton derbin e madh ndaj Cleveland (VIDEO)

Q.Autor

Vajza e Schumacherit flet për herë të parë për mediet

Sadik.Autor

Babai i Mayweather konfirmon se po zhvillohen bisedime për një ndeshje të dytë ndaj McGregor

Isa.Autor

Leave a Comment