Futboll Shqipëri Sport

PANUCCI MERR FRYMË/ Fitore pa lojë kundër Uellsit, Shqipëria buzëqesh në “Elbasan Arena”

Vendos Bekim Balaj në “Elbasan Arena:” duke shënuar golin e vetëm në fitoren e Shqipërisë 1-0 ndaj Uëllsit. Kuqezinjtë edhe pse arrij në jnë sukses, nuk mund të thuhet se bindën me lojna e tyre, kjo për faktin se në fraksionin e parë nuk bën asgjë në fushën e lojës.

Pjesa e parë ishte mjaft e vakët dhe ngjante me ndeshjen e pak ditëve më parë. Kuqezinjtë nuk kishin si ta harronin humbjen me Skocinë dhe ishin mjaft të ngurtë, aq sa në 45 minuta e para nuk bënë asnjë goditje në kuadrat.

Më kërkues miqtë, të cilët disa herë provuan që të rrezikonin, por sa për meritë të Berishës aq edhe mungesë të saktësisë porta e kuqezinjve mbeti e paprekur. Për t’u veçuar se në pjesën e parë kishte momente kur tifozeria mike ishte më e zhurmshme se mbështetësit tanë, aq sa mund të krijohej iluzioni sikur po luanim në transfertë. Një rast i rrallë.

Pjesa e dytë nisi disi më mirë, me të besuarit e Panuçit që kishin më shumë besim dhe iniciativë. U shpërblyen kuqezinjtë me një dhuratë të gjyqtarit pak pasi ishte mbushur çerek ore lojë nga pjesa e dytë, me Xhakën që u rrëzua brenda zonës, duke fituar një 11-metërsh. Balaj nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Shkodrani nuk shënonte me Kombëtaren saktësisht më 28 mars 2017 në ndeshjen miqësore me Bosnjën, po në Elbasan Arena.

Gigs hodhi në fushë “artilerinë e rëndë” me Rasmej e Bjel që nisën që ushtronin presion në mbrojtjen e Shqipërisë, por pa mundur që të thyejnë Berishën. Edhe pse pjesa e dytë ishte më e mirë për Shqipërinë, sërish një fitore e vakët dhe që nuk ka ndonjë vlerë të madhe, edhe pse vjen ndaj një kundërshtari të fortë.
Humbja me Skocinë është e rëndë dhe nuk mund të harrohet lehtë. Edhe pse skuadra arrin suksesin, vështirë se do të ketë një vendim “prapaktheu” për Panuçin, i cili duket se i ka marrë valixhet dhe në ditë e ardhshme pritet zyrtarizimi i “divorcit”.

Related posts

Gundogan: M’u desh të kërkoja ndihmë nga psikologu, isha viktimë e racizmit

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Finlandë-Itali. Rezultati 1-1

Delo.autor

BIND DE LIGT T’I BASHKOHET “ZONJËS SË VJETËR”/ Sarri gati “revolucionin” taktik tek Juventus, ja skemat

Delo.autor

Leave a Comment