Futboll La Liga Sport

Mbrëmje tmerri për PSG/ Pas Neymar, vjen edhe dëmtimi i frikshëm i Mbappe (VIDEO)

Një mbrëmje makthi për PSG dhe të gjithë tifozët e klubit francez. Kylian Mbappe duhet të zëvendësohej nga miqësorja e Francës me Uruguain në minutën e 36’ të lojës.

Sulmuesi kampion bote ka pësuar një dëmtim të frikshëm në shpatull pas ndërhyrjes së portierit uruguaian Campana.

Pasi futet në zonë, portieri i ndërhyn pastër duke i hequr topin me këmbë, por rënia e Mbappe nuk ishte aspak e rehatshme. Ylli i PSG ka rënë në një pozicion shumë të keq në shpatull dhe nuk mund të vazhdonte më lojën.

Ky është lajmi i dytë i tmerrshëm për PSG brenda një pjese loje, pasi edhe Neymar është detyruar të dalë nga fusha pas një tërheqje muskulore.

Related posts

“ARMANDO BROJA ËSHTË DIDIER DROGBA I RI”/ Media e njohur britanike paralajmëron për shqiptarin: Do jetë titullar tek Chelsea

Delo.autor

Luftëtari pret Skënderbeun, tifozët gjirokastritë në delir: Sot më afër se kurrë ëndrrës europiane

Sadik.Autor

SIMEONE TEK INTERI/ Flet motra e tij: Është thjesht çështje…

Isa.Autor

Leave a Comment