Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRE HUMBJEVE RADHAZI/ Kampionët në fuqi mposhtin Vllazninë në “Selman Stërmasi”

Partizani është rikthyer te fitorja pas tre humbjeve radhazi. Skuadra e drejtuar nga Kalari, ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Vllazninë.

Goli i shënuar nga Eneo Bitri, ishte ai që vendosi këtë sfidë kaq delikate për të kuqtë.

Pjesa e parë ishte tepër e vakët, me shumë pak raste shënimi nga të dyja skuadrat. Pasime të gabuara dhe një ritëm jo i lartë, karakterizuan këtë 45 minutësh të parë.

Edhe pjesa e dytë nisi e tillë, por goli i Bitrit i dha ngjyrë sfidës dhe skuadrat u hapën, duke humbur raste të tjera për të gjetur golin.

Me këtë fitore Partizani ka shkuar në kuotën e 28 pikëve po kaq sa ka dhe Tirana, por të kuqtë ndodhen në vendin e katërt. Ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 23 pikëve në vendin e shtatë.

Related posts

Lajmi që kuqezinjtë prisnin erdhi, Fassone tregon planin e presidentit Li

Sadik.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ “Zhduket” Sormani dhe ndihmësi i tij, Partizanin në e drejton…

Delo.autor

“EKIPI KA NEVOJË PËR LOJTARË”/ Egbo: Jam krenar! Nuk jam mërzitur fare, do të synojmë…

Delo.autor

Leave a Comment