Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Bëri zgjedhje të pamenduar, VIDAL “prenoton” kthimin në Itali

Arturo Vidal mund të kthehet në Itali. Mesfushori kilian i Barcelonës është penduar që zgjodhi klubin katalanas duke qëndruar në stol pjesën më të madhe të pjesës së parë të sezonit te kampionët e Spanjës edhe pse nuk është i dëmtuar dhe gëzon formë të mirë fizike.

Në mediat italiane qarkullojnë informacione se Vidal ka hyrë në bisedime me Milanin dhe Juventusin për të siguruar një rikthim të shumëpritur në Itali pas 3 vitesh kur bënte pjesë te bardhezinjtë.

Vidal u largua në merkaton verore nga Bayern Munich drejt Spanjës, edhe pse u bë thuajse fakt i sigurtë që ai do t’i bashkohej Interit, por në çastet e fundit ai vendosi të zgjidhte Barcelonën. Tashmë ai po mendon të rregullojë këtë gabim të bërë.

Related posts

Tottenham-Manchester United, përballja e titanëve…

Q.Autor

NË PRAG TË SEZONIT TË RI NË LA LIGA/ Messi stërvitje në fushë me rërë, vazhdon fazën e rikuperimit (VIDEO)

Delo.autor

INTER-CAGLIARI/ Conte kërkon të rikthehet te fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment