Futboll Shqipëri Sport

“BACË U KRY”/ Dardanët çojnë në vend amanetin e Fadil VOKRRIT në “vatrën” e tij

Pak mund ta mendoni, ndoshta të pakët do të ishin ata që do ta çonin nëpër mend që një komb i cili u krijua vetëm 1 dekadë më parë mund të krenojej tanimë me një sport, që për hirë të së vërtetës është më popullori në botë. Të gjithë e dinë se “daradania” është toka e mineraleve, por nisur nga dita e djeshme duhet të mësojmë se është edhe toka e talenteve, është edhe atyre që po nderojnë madje kombet e ndryshme të europës (lojtarët që aktivizohen me zvicrën etj).

Data 20 nëntor 2018 është padyshim një ditë që është stampuar në memorien e të gjithë shqiptareve pasi kombëtarja e Kosovës arrinë të kalojnë në Ligën C, thënë ndryshe 2 fitore larg Europianit 2020. Një triumf i cili erdhi si meritë e një kombi cili priste me padurim të përfaqësohej, e që koha i dha të drejtë se në pak muaj mund të bëjnë gjëra të mëdha, për të qën së paku në faqet e para të mediave europiane. Fitaun me goledë ndaj çdo kundërshtari, duke treguar se mund të luaj kudo më këdo.

Por si lindi ky projekt? Cili ishte dirigjenti i kësaj “sinfonie” që tingëllon bukur sot?

Kush artitekti i këtij suksesi historik për Kosovën?

Pyetje këta ndoshta nga më të thjeshtat, por që fatkeqsisht autori i këtij projekti ambicioz që u kurorzua edhe si i sukseshëm është meritë e padiskutueshme e një personaliteti të kombit Kosovar. Ky sukses i përket pikërisht atij, që është i vetmi që respektohet edhe sot e kësaj ditë në Beograd, ky triumf i përket dhe i dedikohet figurës emblem të Fadil Vokrrit.

Ai e kishte parashikuar këtë ditë, madje shpesh herë kishte cituar se kombi i tij do të bëj shpejt një “fidanishte” e futbollit botëror. Vdekja e Vokrrit pikëlloi këdo që dashuron qytetërimin, sportin, dashamirsinë, respektin , vullnetin për ti kthyer ëndërrat në realitet.

Ndaj sot “BACA” dhe emri i tij lartësohet më shumë. E që për ta bërë me ngjyra kualifikimin e Kosovës, ky moment historik u arrit në stadiumin që mban pikërisht emrin e tij. Kosova tashmë është një realitet në futbollin europian, ashtu si dikur Fadili me golat e tij spektakolar. Po sot më shumë se kurdoherë merr kuptim shprehja “O sa mirë me qenë shqiptar (Kosovar).

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

PRAPASKENA/ Ja si MESSI dhe PEP i hoqën mundësinë ICARDIT të shkëlqente te BARÇA

Isa.Autor

“ZIKALTËRIT” TË FIKSUAR PAS MANCHESTER UNITED/ Marotta gati të transferojë mbrojtësin veteran…

Delo.autor

TRAGJEDIA NË BRAZIL/ Ja pse 4 futbollistët dhe presidenti po udhëtonin veçmas ekipit

Delo.autor

Leave a Comment