Futboll Sport

SUKSESI NË LIGËN E KOMBEVE/ Super SHPËRBLIM për Përfaqësuesen e Kosovës

Kualifikimi i “Dardanëve” në Play Off-in e Ligës së Kombeve mbush “xhepat” e pjesëtarëve të Përfaqësues së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i akordojë skuadrës 500 mijë euro, si shpërblim për këtë arritje historike.

Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4-0.

Propozimin për dhënien e këtij shpërblimi e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se ndarja e këtyre mjeteve financiare është shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”.

Related posts

TIRANA-KASTRIOTI/ Shehi dhe Ndreu me mungesa, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Mbrojtësi shqiptar i gëzohet “mbijetesës” në “Premier League”, falenderon tifozët

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Një mbrojtës i majtë firmos me KAMZËN, vjen nga klubi i MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment