Futboll Sport

BROJA KTHEHET NGA EMIRATET/ Sulmuesi i Kombëtares ka një plan për aktivizimin

Evertoni shfrytëzoi pauzën e Premier Ligës nga ndeshjet e Kupës për të zhvilluar një minifazë stërvitore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Prej ditësh me skuadrën është bashkuar edhe Armando Broja, i cili është rikuperuar dhe po merr ngarkesën e nevojshme. Rikthimi i tij është programuar me një plan të qartë aktivizimi, ndërsa minutat duhet të merren gradualisht.

Dje skuadra e Evertonit është rikthyer në Angli, sepse në fundjavë do të përballet me Uollverhemptonin. Broja nuk ka kompletuar të gjithë seancën stërvitore, por ka marrë vetëm një pjesë të ngarkesës.

Rikthimi i tij në fushë pritet me shumë mundësi javën tjetër, ndërsa më 17 nis grumbullimi i kombëtareve dhe një aktivizim në ndeshjen e fundit me Evertonin para pauzës, do të ishte një sinjal i mirë për sulmuesin që Silvinjo ta përfshinte në listë.

Related posts

VAZHDON ME SERINË E FITOREVE RADHAZI/ Manchester City mposht Tottenham, askush si Gundogan në 26 vitet e fundit

Delo.autor

RRUGËTIMI NË CONFERENCE LEAGUE/ 2.6 milionë euro të sigurta për katër ekipet e Kategorisë Superiore

Delo.autor

Krishtlindje ‘të hidhura’ te Interi, 2 mungesa për derbin ndaj Milanit

Q.Autor

Leave a Comment