Futboll La Liga Sport

PIKE SHFRENON FANTAZINË/ Dua të BLEJ një ekip dhe të krijoj kompeticion të…

Gerard Piqué nuk synon të ndalojë në tenis. Mbrojtësi qendror i Barcelonës ka plane të mëdha për të ardhmen, si sipërmarrës, dhe disa prej tyre, gjithashtu, kalojnë nga futbolli, sporti që ushtron prej vitesh dhe aktualisht. Kjo gjë u zbulua nga lojtari në fjalë gjatë një interviste me shtojcën e gazetës franceze “L’Equipe”, që do të publikohet nesër.

Pa hyrë në detaje, Pique pranoi se po punon për disa ide në lidhje me të ardhmen e tij: “Unë po punoj në dy projekte. Njëri ka të bëjë me blerjen e një ekipi, por për fat të keq nuk mund të them më shumë. Tjetri lidhet me krijimin e një kompeticioni të ri të futbollit, ose përdorimin e ndonjërit, që tashmë ekziston. Nuk mund të them më shumë, por ato janë dy projekte shumë të këndshme”.

Dy fjalë tha gjiganti i Barcelonës edhe për “Kupa Davis”: “Ajo nuk do të jetë kurrë “Kupa Piqué”. “Davis” është një nga garat më të vjetra në sport dhe ne i kemi propozuar ITF vetëm një ndryshim të formatit”.

Related posts

Icardi dhe vizita mjekësore te Real/ Stafi i sulmuesit: Një mashtrim i madh

Q.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ PARMËS/ Spalletti: Në fushë duhet të dalim me zemër, pasi në…

Delo.autor

ÇUDIRA NGA ELBASANI/ Ja kush u prezantua si trajner i ri

Delo.autor

Leave a Comment