Futboll La Liga Sport

SKEMË DHE SUPERGOL/ Trajneri i “TËRBUAR” nuk përmbahet, shikoni çfarë i bën lojtarit (VIDEO)

Marselo Bielsa është një trajner, i cili ka frymëzuar shumë kolege të vjetër e të rinj. Pep Guardiola e cilëson argjentinasin si “trajnerin më të mirë në botë”, ndërsa lojtarët e adhurojnë. 63-vjeçari mori këtë sezon drejtimin e Lids Junajtid dhe objektivi është rikthimi në Premier. Djemtë e Bielsës renditen në vendin e tretë në “Championship”, me 3 pikë më pak se kryesuesit e Noruiçit.

Gjatë stërvitjes, trajneri ka qenë duke provuar një nga skemat e tij. Pasim i gjatë në formë krosi dhe eurogol. Patrik Bamford, sulmuesi 25-vjeçar i Lidsit ka shënuar një gol shumë të bukur dhe Bielsa nuk është përmbajtur.
Vrapim me duart lart nga cepi tjetër i fushës dhe një përqafim i ngrohtë për lojtarin e tij. Goli të gëzon dhe në stërvitje, sidomos kur skema realizohet në perfeksion…

Related posts

Dortmund kërkon fitoren e parë të 2018-ës në fushën e Koln

Q.Autor

Inter, Icardi: “Më ndihmoi fati te goli me thembër, Champions objektivi ynë!”

Q.Autor

Al Khelaifi: Mbappe nuk shitet as për 1 miliard euro

Sadik.Autor

Leave a Comment