Futboll Seria A Sport

NJËRI LUAN PËR MILANIN TJETRI PËR JUVEN/ LIPPI: E ardhmja e Italisë në këmbët e…

Kampion Bote me Italinë e Marcello Lippi, ish-sulmuesi dhe bomberi i Italisë, Milan dhe Parmës, në një intervistë për “Rai”, ka folur ndër të tjera edhe për Europianin e U-21. Si një ish-futbollist i përfaqësueses U-21 të Italisë, Gilardino ka kujtuar momentet e bukura të kaluara me azzurrët, duke u shfaqur besimplotë për atë që do të jetë e fatin e Italisë, madje duke përzgjedhur dyshen që sipas tij janë e ardhmja e kombëtares.

“Është një kujtim që do të mbaj gjithmonë me vete, finalja e vitit 2004 ku isha golashënuesi më i mirë i turnout. Kishte nga ata që luanin, por edhe nga ata që nuk ishin në Seria A, por në kategoritë inferiore. Tani duhet të kihet besim te këta të rinj, nuk kemi asgjë për të lakmuar nga përfaqësueset e tjera. Cutrone është i ri, por kur zbret në fushë dëshmon dhe bën gol. E ardhmja e Italisë kalon në këmbët e tij dhe të Kean”, deklaroi Gilardino.

Related posts

PËRBALLJA ITALI-AUSTRI PËR “EURO 2020″/ Eriksson: Mancini? E kisha kuptuar 30 vite më parë…

Delo.autor

20 OPERACIONE TË MËDHA/ Duart që lëvizin fijet e merkatos, Real Madrid është gati për “zjarr”

Delo.autor

KAOS NË PARIS/ Autobuzi i Liverpulit bllokohet nga trafiku i rënduar, të Kuqtë me vonesë në stadiumin e finales së Champions League

F.autor

Leave a Comment