Futboll Seria A Sport

E NISI ME “DJALLIN”/ STRAKOSHA-MILAN, historia vazhdon. Shqiptari kërkon…

Të dielën Milani do të udhëtojë drejt Romës, ku në orën 18:00 e pret një përballje kundër Lacios, një sfidë që vlen tri pikë, por edhe një vend në Champions-in e ardhshëm. Bardhekaltrit janë rivalë direkt për “Djallin”, ndaj të gjithë duhet të japin maksimumin.

Thuajse dy vjet më parë, 20 shtator 2016, kjo ndeshje luhej në Milano, ndërsa Tomas Strakosha debutonte si titullar në Serinë A ndaj Milanit të madh. Ishte vetëm 20 vjeç, e ndërsa i gjithë “San Siro” brohoriste në dy golat e pësuar nga shqiptari.

Që nga ajo mbrëmje kanë ndryshuar mjaft gjërat për Strakoshën, që sot nuk shihet më si djali i Fotos, por është një garanci e portës së Lacios dhe asaj të Kombëtares shqiptare. Numri 1 i bardhekaltërve është një bast tjetër i stërfituar nga Igli Tare, ndërsa presidenti Lotito fërkon duart duke e ditur që në duar ka një tjetër xhevahir, për të cilin investoi shumë pak, por më siguri që mbase një ditë do të fitojë shumë.

RËNDËSIA – 21 ndeshje në kampionat dhe katër në Kupën e Italisë në sezonin e parë bënë që Strakosha të ishte përzgjedhja kryesore e Inzagit vitin e kaluar. 38 ndeshje në Serinë A për portierin që do të mbyllte sezonin me 53 takime të nisura nga minuta e parë, një arritje që do ta kishte zili çdo futbollist që aspiron majat. Ky vit ka nisur me të njëjta ritme, teksa shqiptari vijon të dhurojë paraqitje të larta dhe garanci fizike.

Të dielën ndaj Milanit do të jetë prova e radhës kundër ekipit, të cilin djaloshi i lindur në Athinë mund ta konsiderojë edhe si një hajmali, teksa mendon për fillimet e tij. Meditimet nuk do t’i lejohen pas vërshëllimës së Bantit për të nisur sfidën, pasi Tomasi ka një portë për të mbrojtur, një vend të katërt për të synuar dhe një fitore për të arritur, me eliminimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë që ende nuk është kapërdirë në kampin lacial.

Related posts

Kristi Vangjeli largohet nga Skënderbeu, zgjedh Greqinë prej familjes

Sadik.Autor

RENDITJA/ JAVA 7: Partizani i vetëm në krye, Skënderbeu vihet në ndjekje

Isa.Autor

NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Trajneri Mema: Është takim historik mes 2 ekipeve të…

Delo.autor

Leave a Comment