Futboll Seria A Sport

NUK E NJEH ASKUSH/ PIRLO përzgjedh PASARDHËSIN e tij te Italia: Është i ri, por…

Andrea Pirlo, ish-mesfushori i përfaqësueses së Italisë dhe ndër të tjera legjendë me Juventus dhe Milan foli në lidhje me shortin për Kampionatin Europian 2019, për U-21. I emëruar ambasador i U-21 për Euro 2019, në një intervistë dhënë për “Rai Sport”, Pirlo theksoi cilësinë në përfaqësuesen azzurre, veçanërisht duke konfirmuar forcën veçanërisht të atij që mund të shndërrohet në trashëgimtarin e tij.

Në grup me Spanjën, Poloninë dhe Belgjikën, Italia përgatitet të përjetojë një Europian prej protagonist. Pirlo është i bindur te vlerat e skuadrës dhe nuk beson se azzurrët e vegjël duhet t’i tremben ndonjërit. “Jemi Italia, luajmë në shtëpi, nuk duhet të kemi frikë nga kundërshtarët. Kemi letrat në rregull për t’ja dalë mbanë”, deklaroi Pirlo, i cili në lidhje me eksperiencën e tij personale tek U-21 u shpreh: “Europiani i U-21 ishte një trampolinë e rëndësishme për mua, dhe manifestimi i parë ndërkombëtar i rëndësishëm që bëhet me kombëtaren. Ruaj kujtimet e një fitore të madhe, shpresoj të mund të përsëritet. A është Tonali pasardhësi im? Është i ri, i mirë, duhet të rritet dhe të bëjë shumë, por ndodhet në rrugën e duhur”.

Related posts

FAZA E PARË DREJT MBYLLJES/ Kush ka grumbulluar më shumë pikë në Serie A, viti 2021? Ja renditja përfundimtare

Delo.autor

RRUGËTIMI NGA FËMIJË E DERI MË SOT/ Presidenti i parë zbulon sekretet e Ronaldos

Delo.autor

E BUJSHME/ Ky gol i Ibrahimovicit zgjidhet më i miri i vitit në Amerikë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment