Futboll Seria A Sport

Gabigol BEFASON: “Kam kontratë me Inter, por tjetër skuadër në zemër”

Në janar do të përfundojë periudha e huazimit të Gabigol te Santos dhe sulmuesi brazilian sipas të gjitha mundësive do të rikthehet te Inter, vetëm nëse zikaltërit do të gjejnë marrëveshjen me Santos për shitjen përfundimtare të sulmuesit, ose huazimin e radhës, që do të ishte i treti për Gabigol. Ky i fundit ishte më parë i huazuar në Portugali te Benfica, por me shumë pak fat në anën e tij.

Gjatë një interviste për një media braziliane, futbollisti zikaltër foli për të ardhmen e tij. “Nuk e di se çfarë do të më rezervojë e ardhmja, është e komplikuar. Kam një kontratë me Inter, do ta mendoj me qetësi, por që të gjithë e dinë dëshirën dhe vullnetin tim. Santos është në zemrën time, do të jem i trishtuar kur ky huazim të përfundojë. Në përfundim zemra ime do të zgjedhë atë që dashuroj”, deklaroi Gabigol.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Balerinat ndjekin ndeshjen me 1 celular, ja VIDEO që u bë virale

Sadik.Autor

Talenti i shumëkërkuar merr lejen për t’u larguar nga Bordeaux

Q.Autor

NDALOI LEWANDOWSKIN NË KOMBËTARE/ Mbrojtësi Bastoni: Bonucci më dha fanellën e tij para ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment