Futboll Kategoria Superiore Sport

STËRVITJE SPECIALE E MEMËS/ Egbo improvizon skemat e Shehit. Ja si pritet të luajë Tirana ndaj Skënderbeut

Stërvitja e fundit e Tiranës para sfidës me Skënderbeun ka qenë jo vetëm më e gjatë, por edhe më e veçantë. Duke parë që bardheblutë pësojnë gola nga goditjet standarde dhe që kanë përballë korçarët, dje Mema kishte ndarë detyrat me Egbonë. Trajneri i portierëve dhe skuadra e dytë ishin kthyer në ekipin e Skënderbeut.

Egbo me letër e laps dhe skemat e parapërgatitura mblidhte veç lojtarët dhe u shpjegonte pozicionet në sulm, duke mos u treguar titullarëve. Nga ana tjetër, Mema merrej me ekipin e parë, duke i mësuar sesi të mbroheshin në momentet që do të sulmonin korçarët. Gjithë pjesa e dytë e stërvitjes është zhvilluar me Egbonë të kthyer në Orges Shehin dhe formacionin e dytë në rolin e Skënderbeut. Sa i përket formacionit, Mema ka vendosur të luajë me Abibin në portë. Në mbrojtje do të rreshtohen Doka, Atinga, Hoxhallari dhe Imami. Mesfusha do të jetë e mbipopulluar me Mavejen, Dajën, Karabecin, Grecën dhe Sentamunë. Në sulm i vetëm Hasani, duke treguar se Ardian Mema në këtë sfidë, parësore ka të mos humbasë.

 

Related posts

ERDHI ME BUJË NË JANAR/ Mesfushori i Partizanit “ftohet” me trajnerin Daja

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Valverde do të vuajë mungesën e madhe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Genoa-Milan. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment