Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ CHIEVOS/ Elseid Hysaj “blindon” krahun e majtë te Napoli

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, nga dita në ditë është duke krijuar një profil të ri. Pas ikjes së Sarrit nga skuadra e Napolit, Hysaj ishte një nga lojtarët më të përfolur për largim nga ekipi. Mirëpo Karlo Ançeloti, trajneri i ri i Napolit, preferoi t`a mbante në ekip futbollistin e kombëtares shqiptare.

Ardhja e Ançelotit lëkundi pozitat e titullarit për Hysaj, që në shumë ndeshje u pa të lihej në stol. Malcuit i ka zënë vendin në krahun e djathtë duke e vendosur shqiptarin në konkurrencë të drejtëpërdrejt. Mirëpo për një teknicien si Karlo Ançeloti, një futbollist me vlerën e 51.3 milion eurove, nuk mund të lihet në stol.

Kështu trajneri i ka gjetur një pozicion të ri Elseid Hysajt, duke e spostuar atë në krahun e majtë të mbrojtjes. Kështu 24-vjeçari ka mundësi të jetë sërish në fushën e lojës, edhe pse jo në krahun e tij të preferuar. Gjithsesi edhe këtu Hysaj ka mundësi të jetë aktiv në linjat sulmuese duke asistuar për shokët e tij.

Mediat italiane, kryesisht ato pranë Napolit, raportojnë se në stërvitjen e fundit të zhvilluar në shtëpi, Hysaj është parë sërish në krahun e majtë të mbrojtjes. Futbollisti shqiptar pritet të jetë titullar në sfidën e ditës së nesërme ndaj Chievos, dhe me shumë gjasa pritet të luajë pikërisht në kraun e majtë.

Related posts

Roma, tre pikë të arta për zonën Champions

Q.Autor

NGA BAYERN MUNICH TEK LIVERPOOL/ Ja sa faulle kanë bërë ekipet për ndeshje

Delo.autor

E BUJSHME/ Detajet më të pista të skandalit seksual me koleget e Ajax. Zbulohet pseudonimi i tij “sekret”

Delo.autor

Leave a Comment