Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ MILANI iu refuzua oferta 120 milionë euro për yllin e Serisë A

Milan ka qenë shumë afër Sergej Milinkovic-Savic. Kjo është prapaskena e zbuluar nga “Corriere della Sera” në prag të sfidës që kuqezinjtë do të luajnë të dielën kundër Lazios në “Olimpico”.

Gjithçka ka ndodhur në orët e fundit të merkatos së verës, më saktësisht natën mes 16 dhe 17 gushtit, dita e mbylljes së transferimeve për Serinë A.

Sipas të përditshmes italiane, presidenti Lotito ka marrë një telefonatë nga një drejtues i Milan, që i ka ofruar 120 milionë euro: 30 milionë për huazimin, plus 90 të tjerë për blerjen përfundimtare të kartonit të lojtarit.

Numri një i bardhekaltërve është menduar fillimisht, por më pas ka refuzuar. Arsyet e refuzimit kanë qenë pamundësia për ta zëvendësuar serbin dhe premtimi që i ka bërë trajnerit Inzaghi për të mos e shitur mesfushorin.

Related posts

Ancelotti është në bisedimet me skuadrën e Napolit

Sadik.Autor

COVID-19/ Koronavirusi prek lojtarin e Sampdorias, infektohet edhe ish-futbollisti i Inter (EMRAT)

Delo.autor

SITUATË E PAKËNDSHME TEK ARSENALI/ Granit Xhaka kërkon: Kam ende një kontratë me ta, do të isha i lumtur nëse…

Delo.autor

Leave a Comment