Bundesliga Futboll Sport

Shkarkohet Kovac? Presidenti i Bajernit me këtë deklaratë frikëson të gjithë

Bajerni ka zhgënjyer sërish pasi është ndalur në barazim 3-3 përballë Dusseldorfit duke shtuar akoma edhe më shumë spekulimet për largimin e mundshëm të Niko Kovac.

Pas ndeshjes, ishte presidenti i Bajernit, Uli Hoeness i cili tha se për momentin Niko Kovaç do të vazhdojë të drejtojë kampionët në fuqi të Gjermanisë.

“Për momentin trajneri do vazhdojë detyrën. Për momentin. Kemi vendosur ta pleqërojmë një mbrëmje këtë temë dhe të mendojmë gjatë javës për vendimet që do marrim. Megjithatë të martën Kovac do jetë në stolin e Bayernit. Lojtarët? Duhet të fillojnë të pyesin veten, ajo që po japin në fushë nuk është aspak inspiruese”, përfundoi me kritika numri një i klubit bavarez.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA / Atletico Madrid mposht me përmbysje Granada-n dhe vazhdon i qetë në krye

Delo.autor

NGA ROBINHO TEK HAKIMI/ Real Madrid di edhe të shesë: Gati 1 miliard euro arkëtime

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp tallet me Mourinho-n pasi Salah shënon katër golat që “vranë” Watford

Q.Autor

Leave a Comment