Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Mourinho kërkon ribashkimin me Arnautovic

Paraqitjet e dobta te skuadrës së Manchester United në Premier League kanë bërë që trajneri Jose Mourinho të kërkojë përforcime urgjente në merkaton e janarit, kryesisht në repartin e avancuar. Ndaj, në shënjestrën e trajnerit portugez është sulmuesi austriak i West Ham, Marko Arnautovic.

Mourinho e njeh mirë lojtarin, pasi e ka patur në skuadër kur portugezi drejtonte Interin (2010), por e aktivizoi shumë pak. Për këtë arsye, ai dëshiron ta ketë në dispozicion tek United, që është gati të ofrojë 50 milionë stërlina për ta sjellë në “Old Trafford”.

Edhe në merkaton e verës u përfol për një transferim të Arnautovic tek United, por kjo mbeti vetëm një dëshirë e palëve, pasi lëvizja nuk u konkretizua. Por ka shumë gjasa që këtë herë transferimi i sulmuesit austriak te Manchester United të ndodhë, duke parë ofertën e mirë dhe problemet që ka ekipi i “djajve të kuq”.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Southampton dhe rimerr kreun e Premier

Delo.autor

RONALDO OPTIMIST: Janë më të FORTËT, do t’i bëj të LUMTUR JUVENTINËT

Isa.Autor

PAMJE RRËNQETHËSE/ Tifozët e Leicesterit QAJNË për pronarin që i bëri të “LUMTUR”

Isa.Autor

Leave a Comment