Futboll Shqipëri Sport

IMITON MESSIN/ UZUNI tërbon KROATËT, shënon një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

23-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Osijek. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, falë autogolit të Krstanoviç. Ndërkohë në minutën e 45-të ishte Uzuni që me një parabol mjaft të bukur kaloi portierin kundërshtar duke i dërguar skuadrat në dhomat në baraspeshë totale. Një gol që nga ekzekutimi i ngjason atyre të reralizuar nga Messi.

Goli i 3-të në kampionatin kroat për futbollistin e kombëtares shqiptarë, i cili po shndërrohet në lider te skuadra bardheblu që aktualisht mban vendin e dytë pas Dinamos së Zagrebit.

Related posts

HISTORI SUKSESI/ 16-vjeçari shqiptar shpallet për herë të tretë kampion në Gjermani

Delo.autor

Historia e trishtë e portierit/ Kur ishte i vogël kulloste bagëtitë, sot luan në Botëror

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, sulmuesi Schick realizon golin e “nockaut-it” ndaj Holandës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment