Futboll Sport

E BUJSHME/ Agjenti i Luka Modric sqaron të ardhmen e “Topit të Artë”

Luka Modric do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe gjatë këtij sezoni.

Edhe pse u përfol për një krisje të mesfushorit kroat me trajnerin Zidane dhe për një transferim të mundshëm të tij te Paris Saint Germain ose tek Milani, asgjë nuk është e vërtetë të paktën duke iu referuar gazetës spanjolle “AS” që ka intervistuar agjentin e fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2018.

Në media vetëm një ditë më parë u hap lajmi se Reali i kishte bërë një ofertë prej 120 milionë eurosh plus Modric për kartonin e Neymar, por agjenti i kroatit ka mohuar këto lajme duke theksuar se klienti i tij nuk do të përfshihet në asnjë shkëmbim.

Mungesa e Modric në miqësoren ndaj Salzburgut kishte të bënte vetëm me faktin që mesfushori kishte pësuar një tërheqje muskulare.

Related posts

Luhet ndeshja për Superligë/ Trajneri i Lushnjes i trembet gjykimit: Ja si fitojmë kundër ballshiotëve

Isa.Autor

HAPET DRITA E GJELBËR/ Buzëqesh futbolli italian, pritet vetëm një firmë për të kënaqur tifozët

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM NË KUALIFIKUESE/ Pasi lë portën bosh, Neuer trullos kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment