Futboll La Liga Sport

TURPI I RIVER PLATE/ Pas sulmit të autobusit bëjnë edhe GJESTIN MAKABËR (VIDEO)

Nuk ka fund makthi i finales së Copa Libertatores 2018, që si për fat, apo për dreq u projektua të ishte Superclasico mes River Plate dhe Boca Juniors. Pas takimit të parë të përfunduar në barazim 2-2, edhe ai i zhvilluar një ditë me vonesë, pas shtyrjes për shkak të kushteve atmosferike, finalja e dytë ka rezultuar edhe më e pamundur. Kështu, kur duhej të ishte zhvilluar mbrëmjen e të shtunës, përballja mes River dhe Boca e shtyrë për të dielën, tashmë është shtyrë me afat të papërcaktuar.

Motiv i padiskutueshëm janë pretendimet e skuadrës së Bocas, me futbollistët që shprehen se nuk ndihen të gatshëm të luajnë pas dhunës që pësuan në momentet kur autobusi i skuadrës po i transportonte për në stadium, kur mbetën të plagosur veç shoferit edhe disa futbollistë nga kontigjenti i Bocas. Por çmenduritë e tifozerisë së River Plate nuk kanë fund. Një video që ka qarkulluar në rrjet gjatë kësaj të diele ka dëshmuar turpin dhe çmendurinë e tifozëve të River-it. Këta të fundit, për të ofenduar rivalët e Boca, kanë vrarë një derrkuc me ngjyrat e kundërshtarëve dhe më pas e kanë goditur me shkelma nëpër rrugë, e madje edhe e kanë hedhur në qiell e përplasur mbi asfalt gjatë përgatitjeve për atë që duhej të ishte finalja e kthimit të Copa Libertadores. Një gjest që ka indinjuar të gjithë.

Related posts

Mbledhje te Luftëtari/ Tavo vendos ultimatum për 4 pikë: Premio nëse arrijnë objektivin, ndryshe…

Isa.Autor

Korcarët shokojnë Teutën, Xhejms barazon në minutat e fundit

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Haaland, dy gola dhe intervista më e çuditshme e historisë: “Do flesh vetëm sonte?” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment