Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Dajan SHEHI: Kastrioti mbijeton nëse bën merkato. Ja si më diskriminuan në Kroaci

Sot u mbyll edhe java e 14-të e Superiores e cila nuk prodhoi rezultate surprizë. Kështu Kukësi fitoi në transfertë me Kamzën dhe Laçi bën detrën me Kastriotrin e vendit të fundit. Krutanët edhe pse arritën të barazonin rezultartin me një super gol të Ymerajt në fund u ndeshkuan nga Xhixha.

Për të folur më gjersisht sa i takon atmosferës tëk ekipi i Kastriotit por edhe objetivat e klubit krutan, ekskluzivisht për AlpeNews.al kemi intervistuar ish-mbrojtësin e kombëtres Dejan Shehi.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Dejan, jeni konsideruar gjithmonë si një premtim i futbollit shqiptar, kjo falë aftësive që dispononi. Aventura në Kroaci tek Hajduku i Splitit nuk rezultoi ashtu siç pritej. Çfarë nuk shkoi?

Kroacia dhe klubi i Hajdukut të Spitit janë padyshim eksperienca ime më e bukur, kjo në saj të shumë arsyeje futbollistike. Ai që u tregua “armik” me mua gjatë peëriudhës që qëndrova atje ishte fati. Drejtor sportiv që më mori tek klubi kroat pas një kohe relativisht të shkurtër u largua dhe raportet mes meje dhe drejtuesve nuk po shkonin ashtu siç ishin parashikuar. Ajo që më vrau më tepër në të gjithë këtë histori ishte fakti se u treguan shumë racistë dhe që nuk morën për bazë meritat e mia dhe atë çfarë unë dhuroja në fushën e blertë.


2- Rikthimi juaj në pronësi të klubit të Teutës dhe më pas huazimi tek Kastrioti ishte një vendim që ju irritoi apo pati edhe konsensusin tuaj?

Rikthimi tek Teuta për mua është si tu riktheja në shtëpi. Më pas u huazova tek klubi i Kastriotit pikërisht për të patur minuta në këmbë, pasi tek Hajduku i Splitit nuk u aktivizova shumë. E megjithatë në Krujë ndjem mirë. Këtu ështyë një ambjent i këndshëm ku mbizotëron harmonia mes lojtarëve dhe stafit drejtues.


3- Fitorja me Kamzën dhe ndërrimi i trajnerit për ekipin e Kastriotit u duk se solli optimizmin në grup por sot humbja me Laçin në frymën e fundit ju rikthehu me këmbë në tokë. Sa shanse ka realisht Kastrioti që të mbijetoi në Superligë?

Me Kamzën zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer dhe në fund u shpërblyem. Kemi bërë shpesh ndeshje të mira por në fund nuk kemi marr atë që meritonion, kujtoj takimin me Kukësin apo edhe ndeshjet me Luftëtarin. 90 minutëshi i sotëm ishte gjithashtu një takim pozitiv por fati nuk ishte me ne që u ndëshkuam në fund duke dal pa pikë nga ky duel. Ishalla do ketë një merkato të mirë nga drejtuesit më pas gjërta do të behen më të arritshmë sa i takon objektivave të vetë klubit.

4- Çfarë ka ndryshuar në ekip më ardhjen e trajnerit Strave Nica?

Me ardhjen e trajnerit Nica ekipi ka ndryshuar në menatalitet dhe në mënyrën sesi luan. Tashmë në skuadër ka një tjetër frymë, ndjehemi më mirë.

5- Kë shikoni si rivalë direkt sa i takon mbijetesës këtë sezon?

Duke iu reëferuar rezultateve por edhe takimeve direkt, besoj se ekipet me të cilët do të rivalizojnmë sa i takon mbijetesës janë Kamza, Luftëtari dhe Tirana.

6- Në gjykimin tuaj kush është ekipi më në formë i Superligës aktualisht?

Ekipet të cilat synojnë titullin kampion këtë sezon nuk kanë shumë diferenca me njëra tjetrën. Po sigurisht skuadra më e disiplinuar për mua është Partizani, luajnë bukur dhe janë shumë kompakt.

7- Do të provoni sërisht të luani jashtë Shqipërisë, keni patur oferta?

Objektivi primar është sigurimi për të qenë sërisht në Superligë sezonin tjetër me Kastriotin, nëse do të ketë oferta do ti analizoi, sigurisht.


8- Nëse do të keni sërisht një ftesë nga kombëtarja do pranonit, pas incidentit që patët pak muaj më parë?

Ajo që ndodhi muaj më parë me trajnerin Bushi gjatë grumbullimit në U21 ishte një mosmarrvjeshje e cila u sqarua më vonë. Ajo që dua të them tani dhe që punoj çdo ditë është fakti se dëshiroj me çdo kusht të jem pjesë e kombëtares. Është kënaqësia më e madh për çdo futbollist.

9- Cili është idhulli juaj në futboll që ju ka inspiruar për të luajtur?

Pëlqej shumë karakteristikat e Sergio Ramosit. Është një mbrojtës i cili vështirë se thyhet. E kam patur gjhithmonë si një shembull në fuboll.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

CHELSEA-MALMO/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, shënon Hudson-Odoi

Delo.autor

Pochettino i thur elozhe sulmuesit: Kane, një djalë me b**e

Q.Autor

KORÇA PËRÇAHET PËR “SKËNDERBEUN E RI”/ Ideja e Takajt nuk mbështetet plotësisht

Delo.autor

Leave a Comment