Futboll Seria A Sport

LARGIMI PREKËS/ Ish lojtari i INTERIT shënon dhe thotë lamtumirë mes LOTËVE (VIDEO)

Gabigol ka realizuar golin e tij të 18-të në kampionat, por ka qenë një gol ndryshe nga të tjerët. Në fakt, për sulmuesin që është në pronësi të Inter, ajo kundër Atletiko Mineiro (e fituar 3-2) ka qenë ndeshja e fundit për të në shtëpi me fanellën bardhezi.

Në janar do të kthehet në Milano për t’u larguar përsëri, ndoshta për te Palmerias. Në fund të ndeshjes, vetë lojtari ka thënë: “Dua t’i falënderoj të gjithë”.

Gabriel Barbosa ka shënuar golin e tretë të Santos, që ka rezultuar vendimtar, edhe pse jo për renditjen, duke parë se skuadra nuk është kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Kupës Libertadores. Pas golit ka hequr fanellën dhe ia ka treguar të gjithë publikut para se të ulej në gjunjë dhe të puthte stemën e Santos.

“Nuk e di nëse kjo ka qenë ndeshja e lamtumirës, por ka qenë shumë emocionuese të shënoja në ndeshjen e fundit të luajtur në shtëpi, tani do të mbështes shokët e skuadrës. Nëse ka qenë një lamtumirë, falënderoj të gjithë tifozët. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Related posts

INZAGHI NË DYSHIM? Nga kushti për të qëndruar te pasuesi, në Itali zbardhin detajet

F.autor

GUARDIOLA “FLAK” MALLKIMIN/ AGUERO “shkërmoq” Chelsean dhe FITON SUPERKUPËN (VIDEO)

Isa.Autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NDAJ VLLAZNISË/ Mbrojtësi Zguro: Kam luajtur me gjilpërë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment