Futboll Seria A Sport

MILANI BARAZOI ME LAZION/ Replika Salvini-Gattuso për një zëvendësim: Borini vraponte si gjyshja ime

Milani barazoi me Lazion 1-1 në “Olimpico” dhe nuk arriti dot parakalimin për zonën Champions. Replika ka pasur pas ndeshjes mes zv/kryeministrit italian Mateo Salvini që është tifoz i flaktë i Milanit dhe trajnerit Gattuso. Salvini ka bërë ironi duke thënë se Borini duhej zëvendësuar pasi vraponte si gjyshja e tij.

Në 10 minutat e fundit duhet të fuste dy ose tre lojtarë që vraponin. Duhej të futej në fushë Castillejo dhe të dilte Borini që po vraponte si gjyshja ime. Ndërsa Simone Inzaghi gjatë gjithë pjesës së dytë ka bërë si showman”, ka thënë Ministri i Brendshëm italian që ndjek kuqezinjtë në çdo ndeshje.

Ndërsa replika e trajnerit ishte: ”Salvini të merret me punët e vendit. Me gjithë këto probleme që ka Italia ai gjen kohë të flasë edhe për Milanin. Këtu ka diçka që nuk shkon”, e mbyll Gattuso.

Në barazim 1-1 përfundoi derbi i Genovas. Sampdoria kaloi e para në avantazh me Fabio Quagliarella në minutën e 8-të ndërsa Genoa barazoi me Piatek në të 17-të. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

Related posts

JUVENTUSI APO…? Ja fati se ku përcaktohet e ardhmja për Pogba

Delo.autor

COVID-19/ Mungon ambulanca prej situatës alarmante, Skënderbeu humbet ndeshjen në tavolinë

Delo.autor

SERIE A/ Sarri lëshon alarmin: Tifozët mbështesin një ekip që nuk do të fitojë kurrë

Sadik.Autor

Leave a Comment