Futboll Shqipëri Sport

Alban Hoxha në pritje të vendimit nga Gjykata, Çiljeta shkon për ta mbështetur

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga derbi i kryeqytetit, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, në vend që të ishte në fushat e stërvitjes, e sheh veten në qeli. Shkak për këtë është një pakujdesi e tij për t’i dhënë makinës edhe pse kishte konsumuar alkool më shumë se norma e lejuar. Portieri i të kuqve është arrestuar dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të Parlamentit, në rrugën “George W Bush”, në Tiranë.

ciljeta-alban

Gardiani i kuq priste të dilte ditën e sotme para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë ndaj tij, por seanca gjyqësore u shty për ditën e nesërme, ndaj Hoxha duhet të qëndrojë edhe 24 orë në paraburgim.

Në ambientet e gjykatës ditën e sotme është para dhe e dashura e portierit, Çiljeta Çilaga, e cila kishte shkuar për t’i qëndruar pranë Albanit në këtë moment të vështirë.

Cili ne gjykate

Related posts

Lukaku braktis Raiolan, menaxheri i ri është ylli i muzikës

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Milik çlirohet nga Napoli? Vjen oferta nga Spanja, ja vendimi që ylli polak…

Delo.autor

TREMBI FRANCËN NË STËRVITJE/ Zhiru: Gati për Botërorin tim të fundit!

F.autor

Leave a Comment