Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Sormani: Për të fituar një ndeshje duhet të jesh…

Partizani u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 3-2 në sfidën e vlefshme për javën e 18-të. Pavarësisht humbjes tekniku i skuadrës së kuqe, Adolfo Sormani, u shpreh tepër i kënaqur nga loja e të tijëve, duke deklaruar:

NDESHJA – Mendoj se e kemi bërë të gjithë ndeshjen e mirë. Rezultati nuk i tregon këto. Nuk jam dakord që kemi luajtur vetëm 40 minuta. Skuadra më ka pëlqyer. Nëse do të kishim shënuar penalltinë e dytë të Telushit, mund edhe ta fitonim ndeshjen. Në përgjithësi skuadra më ka pëlqyer përveç rezultatit.

MERKATO – Nuk është ky momenti të flasim për merkaton. Duhet të flasim vetëm për ndeshjen. Do të stërvit lojtarët që kam. Sot duhet të mendoj vetëm për ndeshjen dhe rastet e humbura. Në ditët në vijim do flasim me klubin në lidhje me merkaton. Për gjyqtarin nuk flas, më tregoni çdo episod, por nuk flas për gjyqtarin.

LOJTARËT E RINJ DHE MENAXHIMI I NDESHJES – Duhet të shënonim mundësitë që krijuam. Ferhati bëri një ndeshje të mirë. Arriti të tregonte potencialin e tij. Në fund vuajti pak, ndaj vendosëm të fusnim Romeron. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja e skuadrës.

KAMPIONATI DHE RIVALËT – Kampionati duket nga renditja që është i ekuilibruar. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstat dhe i përqendruar. Mendoj që kemi humbur një ndeshje ku kemi bërë mjaft mirë dhe meritonim diçka më tepër.

Related posts

TRAGJIKE/ Sporti KOSOVAR në zi, ndërron jetë ish-futbollisti LEGJENDAR

Isa.Autor

“PO VIJMË PËR TY SHKËR**ATË”/ Tyson Fury stërvitet me yllin e UFC-së në prag të sfidës me Joshua

Delo.autor

DEBUTOI NË SPORTIN E “UFC”-SË/ Ish-mbrojtësi i Liverpool-it e pëson keq dhe dorëzohet brenda 50 sekondave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment