Futboll Sport

“GOLI FANTAZËM” I MUNTARIT/ Galiani: VAR do të ndryshonte historinë e futbollit italian

Adriano Galiani ka pasur gjithmonë pakënaqësi ndaj arbitrimit në Itali he këtë gjë po e vuan edhe me klubin e tij të ri, Monzën duke qenë se në të takimin e fundit ndaj Tërnanës, sipas tij Taliavento ka qenë në anën e kundërshtarit.

Sakaq, ai nuk ka harruar t’i rikthehet edhe njëherë tjetër golit fantazmë të shënuar disa vite më parë nga Muntari në një ndeshje direkte ndaj Juventusit. Gjyqtari e anuloi atë gol dhe më pas Juventusi u shpall kampion. Sipas Galianit, nëse VAR do të ishte përdorur që në atë kohë, historia e futbollit italian do të ishte ndryshe.

“Pashë që Taliavento në ndeshjen Monza-Tërnana ishte në krahun e umbrianëve. Sigurisht që VAR-i po eliminon shumë gabime dhe nëse do të ishte që në kohën e golit të Muntarit, atëherë do të kishte ndryshuar historia e futbollit italian”, u shpreh Galiani.

Related posts

Interi ka një aleat të fortë për Vrsaljkon, DORËZOHET Atletico Madrid

Isa.Autor

DUHET TË GAROJË PËR NJË VEND TITULLI NË SKUADËR/ Elseid Hysaj i drejtohet Napolit me shkresë: Dua të largohem…

Delo.autor

Aksion antidrogë, arrestohet shefi i ultrasve të Milanit dhe steward i Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment