Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Ekipi më i plakur dhe më i ri, ja renditja e moshës mesatare në Kategorinë Superiore

Kategoria Superiore është një nga kampionatete me më shumë futbollistë të rinj në botë. Statistikat në nivel botëror në lidhje me futbollistët e aktivizuar në këtë kampionat tregojnë se kampionati më i rëndësishëm në Shqipëri është mes 7 kampionateve të para që kanë një mesatare moshe nën 25 vjeç (më saktësisht 24.99 vjeç).

Vendet e tjera që janë më mirë në këtë klasifikim janë Holanda, Kroacia, Malin e Zi, Sllovakia, Letonia dhe Kirgizistan. Për të përforcuar këtë statistikë mjaft interesante vlen të përmendet edhe fakti se në kampionatin tonë nuk ekzistojnë rregulla në lidhje me aktivizimin e lojtarëve të rinj në një ndeshje. Të dhënat e platformës “WyScout” i janë referuar 73 kampionateve të ndryshme në botë për sezonin e kaluar dhe për sezonin aktual (pjesën e dytë të 2020-s) duke pasur parasysh që ka edhe kampionate që e nisin sezonin në muajin shkurt dhe e mbyllin në nëntor (për shembull vendet e Amerikës së Jugut dhe vendet skandinave).

Duke i hedhur një sy më në detaje këtyre statistikave vëmë re se Apolonia është skuadra që për momentin ka moshën mesatare më të re në këtë kampionat (22 vjeç), ndërsa Teuta është skuadra me moshën mesatare më të lartë (28.5 vjeç).

Kjo është renditja e skuadrave sipas moshës mesatare për sezonin 2020/21:

Këto statistika janë sinjale mjaft të mira për të ardhmen e futbollistëve tanë dhe kampionatit shqiptar.

Related posts

TRONDITËSE/ E konfirmon lojtari i Manchester United: Më doni gjë të VDEKUR?

Isa.Autor

TAKIMI ME MESSIN/ HALLEXHIU I VOGËL: Leo duhet të mbajë PREMTIMIN ose të…

Isa.Autor

“SFIDA NDAJ PSG-SË? JAM I BINDUR SE…”/ Asensio: Hazard do të na e tregojë një ditë se çfarë po ndodh

Delo.autor

Leave a Comment