Futboll Premier League Sport

ZBULON NJË SEKRET YLLI I MAN UNITED/ Martial​: Henry ishte heroi im, i shikoja ndeshjet e Arsenalit për shkak të tij

Sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, Anthony Martial, ka zbuluar se ai e ndiqte vazhdimisht Arsenalin kur ishte i vogël, pasi që heroi i tij ishte bashkëkombësi i tij, Thierry Henry. Mirëpo, Martial ka bërë të ditur se atij i pëlqente edhe Zinedine Zidane, Ronaldinho dhe Ronaldo.

Gjatë afatit kalimtar të verës ishte përfolur se Arsenali kishte shprehur interesim për transferimin e Martialit, megjithatë klubi anglez nuk pranoi ta shesë atë, pasi që drejtuesit besojnë se ai është një ndër talentet më të mëdha në klub.

Martiali është në vitin e fundit të kontratës së tij me “Djajtë e kuq” dhe nëse bisedimet për rinovimin e kontratës dështojnë, atëherë një ndër shumë klubet e mëdha evropianë që janë të interesuar për të, do të jetë edhe Arsenali.

 “Unë gjithmonë e kam përcjellë futbollin anglez. Manchester Unitedin për shkak se Patrice Evra ishte aty dhe ai vjen nga i njëjti qytet si unë. E përcillja edhe Arsenalin për shkak të Thierry Henrys”, ka thënë Martial.

“Si heronjtë e mi francezë, i kam Thierry Henryn, natyrisht, dhe Zinedine Zidanen, Zizoun. Ata ishin më të mirët. Unë i adhuroja sulmuesit, numrat 10. Një lojtar tjetër që më pëlqente është edhe Nicolas Anelka, ai ishte i mrekullueshëm, ishte i shpejtë dhe kishte shumë talent”.

“Dy heronjtë e mi të mëdhenj janë që të brazilianë: Ronaldo dhe Ronaldo, pasi që ata kishin magji në këmbët e tyre. Çdo person tjetër në të njëjtën moshë me mua, do e thoshte të njëjtën gjë”.

Related posts

E PAZAKONTË NË BUNDESLIGA/ Portieri i Bayer Leverkusen bën gafën e vitit, shikoni golin e pësuar (VIDEO)

Delo.autor

Golat më të bukur me roveshatë në historinë e futbollit, në mes tyre edhe një shqiptar

Sadik.Autor

DYSHIMET PËR TRUKIM TË NDESHJES BYLIS-TIRANA/ Duka: Jam me mendimin e tifozëve, po bashkëpunojmë me UEFA-n

Delo.autor

Leave a Comment