Futboll La Liga Sport

VENDIMTARE PËR TË ARDHMEN/ ​28 ditët që mund ta ndryshojnë gjendjen e Real Madridit

Qetësia dhe racionalizmi janë të nevojshëm para se Real Madridi të merr ndonjë vendim për të ardhmen. Asnjë qasje tjetër nuk do t’i ndihmojë skuadrës gjatë muajit të ardhshëm, i cili do të jetë vendimtar për ndryshimin e gjendjes së Real Madridit në tri gara.

Përtej dobësive fizike dhe taktike, klubi madrilen ka kohë një muaj për ta përmirësuar situatën e klubit në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, pasi që do të përballet me disa ndeshje të rëndësishme në të tri këto gara, shkruan Marca.

Pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, nuk ka asnjë alternative tjetër për Real Madridin përveç të presin dhe ta shohin se si do të ndryshojnë dinamikat në klub ose të presin për hapjen e afatit kalimtar të janarit, ku zakonisht presidenti Florentino Perez preferon të mos bëjë biznes.

Ditët e ardhshme janë edhe më të rëndësishme sesa mund të besojnë disa tifozë, pasi që klubi do ta sigurojë ose jo kualifikimin në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, si dhe në La Liga nuk janë shuar ende shpresat për “Los Blancos”, pasi që janë vetëm gjashtë pikë larg liderëve, Sevillës.

Për shkak të gjendjes në klub, Kupa e Botës për Klube ka marrë një rëndësi edhe më të madhe se zakonisht pasi që nëse klubi triumfon për herën e tretë radhazi në këtë garë, atëherë ata mund ta harrojnë një pjesë të zhgënjimit që e kanë përjetuar deri më tani këtë sezon.

Për shkak se ky muaj është kaq i rëndësishëm, klubi ka kërkuar nga lojtarët që ta japin maksimumin e tyre, gjë të cilën, siç ka thënë kapiteni Sergio Ramos, ata nuk e bënë në ndeshjen kundër Eibarit.

Nëse skuadra e Santiago Solarit dështon në këtë periudhë të rëndësishme, atëherë ndryshime mund të vijnë me hapjen e afatit kalimtar të janarit.

Related posts

FLOKËT E KAPURA GËRSHET/ Ylli i Barcelonës i befason të gjithë me modelin e ri (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Cutrone: Shpresoj që Milani dhe “zikaltërit” të mos zhvendosen

Delo.autor

Sot luhet Real Madrid-Barcelona, Guardiola jep parashikimin e tij për “El Clasico”

Delo.autor

Leave a Comment