Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Vjen konfirmimi i CONMEBOL: Finalja do të luhet, por jo në Argjentinë

Finalja e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate është vendosur për t’u luajtur më 8 ose 9 dhjetor. Vendi ku do të zhvillohet ndeshja nuk është vendosur akoma, por një gjë është e sigurt që nuk do të luhet në territorin argjentinas.

Lojtarët dhe stafi i Boca-s kanë vuajtur me pasojat e sulmit të tifozëve të River drejt autobusit dhe CONMEBOL ka vendosur që ndeshja të mos zhvillohet në El Monumental.

Diskutimet kanë qenë konstante që prej ditës së diel, për sa i përket vendit ku do të zhvillohet ndeshja. Pas një takimi në zyrat qendrore të Federatës në Paraguai ditën e martë, është vendosur data për ndeshjen e kthimit.

“Është vendosur se ndeshja do të luhet të shtunën më 8 ose të dielën më 10 dhjetor jashtë territorit argjentinas,” shkruhet në deklaratën e presidentit të CONMEBOL Alejandro Dominguez.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Tirana: Penallti për gjirokastritët, Shkurtaj barazon nga pika e bardhë (VIDEO)

Isa.Autor

“KUJDES SE DO TË SHKAKTOSH PENALLTI M*TI…”/ Ja si erdhi krisja mes Aurier dhe Mourinho te Tottenham

Delo.autor

Mephis Depay i jashtëzakonshëm për Lyon, 1 gol dhe 4 asist kundër Metz (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment