Albanian Stars Futboll

Gol dhe assist, Berisha shkëlqen në Australi (VIDEO)

Besart Berisha ishte njeriu i ndeshjes në fitoren që arriti skuadra Melbourne Victory përballë Western Sydney Wandrers në javën e 17-të të A-League në Australi. Me një gold he një asist sulmuesi i përfaqësues së Kosovës ishte heroi i padiskutueshëm i formacionit të drejtuar nga trajneri Kevin Muscat në suksesin me shifrat 0-3.

Një sukses i rëndësishëm ky për Melbourne Victory që falë Besart Berishës u ngjit në vendin e tretë të kampionatit dhe hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit në play-off, ku do të vendosen edhe fatet e titullit kampion. Në minutën e 36-të Berisha bëri gjithçka në mënyrë perfekte duke asistuar Barbarouses i cili nuk fali për t’i dhënë avantazhin Melbourne Victory.

Në minutën e 68-të, 32-vjeçari nga Prishtina e mori vetë skenën teksa shfrytëzoi pasimin perfekt të George për të realizuar golin e epërsisë së dyfishtë. Ky ishte finalizimi i 7-të për Besart Berishën në këtë sezon me sulmuesin kosovar që gjithsesi ka pak shanse për t’u shpallur golashënuesi më i mirë pasi kryeson braziliani Bobo me 15 gola.

Në minutat shtesë kishte vend edhe për golin e dytë personal të Barbarouses që vulosi shifrat në 0-3.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Bylis dhe Shkodranët ndajnë nga 1 pikë

Delo.autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Autobusi i ekipit të Barcelonës lë Messin në “Anfield” (VIDEO)

Delo.autor

“JEMI NË POZICION KOMOD”/ Surprizon trajneri Kuman: Ja pse s’e grumbullova Mesin për Champions-in

Delo.autor

Leave a Comment