Bundesliga Futboll

Ish-futbollisti këshillon Bayernin: Merr Dybala dhe Jurgen Klopp!

Jurgen Kohler e ka futur në panteonin e tij personal Paulo Dybala dhe ia rekomandon Bayern Munich, nëse do të rrisë ambiciet: “Nëse ekipi bavarez do të konkurrojë ndërkombëtarisht, duhet të shpenzojnë shumë para, – i tha gazetës “Abendzeitung” ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe Juventusit, ndër të tjera.

– Nëse Bayern dëshiron të luajë në një nivel të lartë, duhet t’iu kushtojë vëmendje lojtarëve si Dybala. Ai është një lojtar që e njoh shumë mirë dhe që një kohë të shkurtër mund të kushtojë shumë më tepër”.

Kohler jep këshilla edhe në lidhje me merkaton aktuale dhe stolin drejtues të bavarezëve: “Nuk e di nëse Bayern Munich tashmë ka arritur një marrëveshje me Goretzka, por si lojtar është shumë i fortë dhe ka cilësitë për të luajtur në një klub si ky. Heynckes? Do të ishte mirë nëse do të qëndronte edhe një tjetër vit, por nëse do të largohet, mendoj se i vetmi emër i mirë për Bayernin do të ishte ai i Jurgen Klopp. Është shumë popullor, është një trajner i suksesshëm, do të ishte ideal për të”.

Related posts

“INTER KA NJË ORGANIZIM DHE IDENTITET TË QARTË”/ Zaccheroni: Lazio ka një lojtar që mund të bëjë diferencën

Delo.autor

LISTA/ Fanellat më të shitura në botë për vitin 2020, futbollisti i Chelsea-t i shtang të gjithë

Delo.autor

NËSE DO BASHKONIM MOSHËN E TYRE/ Quagliarella dhe Pelissier, pleqtë “ROMANTIKË” të golit

Delo.autor

Leave a Comment