Futboll Sport

RAMOS ME DOPING/ Mediat në Spanjë i kujtojnë UEFA-s Jashanicën (FOTO)

Sergio Ramos duket se po ia hedh paq deri më tani në lidhje me dopingun. Të paktën kështu duket, pasi mbrojtësi i Real Madrid, është duke vijuar aktivizimin me skuadrën e tij, edhe pse një vit më parë gjatë finales së Champions League, ai është konstatuar me doping. Mirëpo, nëse ka media që i kanë dalë në mbrojtje, ka dhe nga ato që kanë hapur arkivat, duke i treguar Spanjës, UEFA-s dhe gjithë botës, rastin e një futbollisti shqiptar që e pësoi nga dopingu.

Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, prej një viti është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe të Europa League, një vit më parë u konstatua se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave dopuese të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut. KËshtu për të 27-vjeçarin është vendosur një masë disiplinore, duke e pezulluar atë nga aktiviteti për dy vjet.

Në krahun tjetër, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e Champions League të vitit të kaluar, është konstatuar se ka përdorur “dexamethasone”, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping.

Prestigjiozja spanjolle, “MundoDeportivo”, ka shkuar një artikull ku merr si shembull rastin e Jashanicës, i cili deri në 2020 nuk do të jetë në gjendje të luaj futboll. Në fak ky është shembulli më i mirë, për të treguar standardin e dyfishtë që përdor UEFA në futboll, ku të vegjlit trajtohen si “të njerkës” ndërsa të mëdhenjtë si “të nënës”.

Related posts

KLAUZOLA ANI-JUVENTUS/ Vendoset e ardhmja e Icardit, ja ku do të vazhdojë karrierën ylli argjentinas

Delo.autor

Milani dhe Arsenali në garë për talentin e Benficas, Felix

Sadik.Autor

Klevis Dalipi: I lumtur për fitoren, luajmë për vendin e dytë

Sadik.Autor

Leave a Comment