Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Lautaro objektiv, Barcelona do përdorë Vidal si “karrem”

Pas ndryshimeve të mëdha që do të bëhen në repartin e sulmit, Lautaro Martinez shndërrohet në një objektiv kryesor për ekipin e Barcelonës. Drejtuesit katalanas do të vazhdojnë të bisedojnë me Interin për Lautaro Martinezin, i cili është i pari në listën e dëshirave.

Pavarësisht se Interi dhe lojtari mund të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës, Barcelona nuk është dorëzuar. Katalanasit kanë besim se mund të sigurojnë shërbimet e tij pas një akordi verbal që kanë pasur për 5 vitet e ardhshme.

Grizman Lautaro

Lautaro është në dilemë sepse mendon që pa Mesin nuk do të kishte kuptim transferimi i tij, por nëse në zyrat e Interit vjen një ofertë tunduese, ai do të jetë i sakrifikuari i madh. Barcelona pretendon që ta përfshijë Lautaron në bisedimet që do të ketë gjatë këtyre ditëve për transferimin e Arturo Vidalit në Milano. Zikaltrit kanë marrëveshje me lojtarin, por fillimisht ai duhet të lirohet nga Barcelona.

Related posts

LLOGARITË PËR KUALIFIKIM/ Situata në 8 grupet e Champions-it

Isa.Autor

RONALDO MË TELEFONOI PËR TË SHKUAR TEK…”/ Ish-futbollisti i Barcelonës rrëfen prapaskenën e merkatos

Delo.autor

NIS GRAND SLAM “US OPEN”/ Flet tenisti Roger Federer: Ekipi im është familja ime e dytë, ja objektivi…

Delo.autor

Leave a Comment