Futboll Sport

LIDERI I ZIKALTËRVE/ Ja dhurata që Icardi i ka bërë skuadrës për trofeun e golashënuesit (FOTO)

Mauro Icardi është gjithnjë e më shumë lider i ekipit të Interit dhe në prag të ndeshjes që skuadra zikaltër do të zhvillojë sot ndaj Tottenham në Champions League, ka vendosur t’u bëjë shokëve nga një dhuratë të veçantë: Nga një orë Rolex. Kjo dhuratë në shenjë respekti për ndihmën që ata kanë dhënë që Icardi të shpallet golashënuesi më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar.

“Unë nuk kam për ta harruar asnjëherë këtë arritje. Por nuk doja që këtë gëzim ta ndaja i vetëm, pasi pa ndihmën tuaj nuk do të ishte e mundur”, ka komentuar Icardi përmes një mesazhi në “Twtter”.

Dhuratën Icardi ua ka dhënë të gjithë lojtarëve që kanë udhëtuar drejt Londrës për ndeshjen ndaj Tottenham, ndërsa për ata që nuk janë grumbulluar për këtë ndeshje dhurata do t’u jepet në Milano. Në total, janë blerë 34 orë Rolex, ku secila kushton 5 mijë euro. Pra, në total sulmuesi ka shpenzuar 170 mijë euro.

Related posts

“MË KËRKUAN SEKS KUR FIRMOSA DHE NUK MË PAGUAN”/ Rrëfimi i ish-basketbollistes: Krenare që nuk hapa këmbët për…

Delo.autor

“NDAJ FIORENTINËS TREGUAM KARAKTER”/ Sulmuesi Morata: Dua të qëndroj këtu, por futbolli është…

Delo.autor

PA LIONEL MESSIN NË EKIP/ Çavi Hernandez regjistron rekordin më të keq të trajnerëve të fundit të Barcelonës

F.autor

Leave a Comment