Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli sfidon Barcelonën, Chelsea pret Bayern Munich

1/8 e Champions League vijojnë sonte me dy superndeshje. Napoli pret Barcelonën në “San Paolo” ndërsa Chelsea përballet me Bayernin e Mynihut. Në një moment pozitiv Napoli sfidon Barcelonën në debutimin e trajnerit Gattuso në Champions. “Barcelona është më e fortë por ne do të luajmë shanset tona. Messi sot për sot është më i forti në botë por ne nuk po i përgatisim një kafaz” deklaroi tekniku. Hysaj pritet ta nisë nga pankina ndërsa mungesë e rëndësishme është Koulibaly. Demme pritet titullar ndërsa sulmi do jetë me treshen Insigne, Mertens e Callejon.

Leo Messi është pritur si hero në tokën e Diego Maradonës dhe është gati për ndeshjen e sotme ashtu si e gjithë Barcelona. Jordi Alba e Sergi Roberto mungojnë ndërsa në krah të Messit e Griezmann pritet Ansu Fati. Edhe Quique Setien bën debutimin në Champions dhe për ndeshjen sqaron:” Pres Napolin më të mirë por ne do bëjmë lojën tonë dhe duam fitoren”. Takimi nis në 21:00 dhe arbitrohet nga Felix Brych.

Dueli tjetër i mbrëmjes është Cheslea-Bayern Mynih. Në Londër pritet spektakël dhe trajneri Lampard sqaron se përveçse do kujdes për mbrojtjen do shohë shumë edhe nga sulmi. Kante mungon për shkak dëmtimi. Tekniku i Bayernit Hansi Flick respekton rivalët por thotë që skuadra e tij do luajë në sulm për ta fituar takimin. Lewandowski është ai nga i cili pritet të zgjidhë takimin.

Ndërsa Liverpooli është vetëm katër fitore larg titullit. “The reds” mposhtën mbrëmë 3-2 West Ham në “Anfield Road” dhe rikthehen 22 pikë diferencë nga vendi i dytë. Wijnaldum, Salah e Mane ishin autorët e golave ndërsa djemtë e Klopp siguruan fitoren e 26-të në 27 takime. 18 fitore radhazi për Liverpool.

Related posts

“ICARDI, A TË VJEN KEQ PËR TIFAZËT?” Shikoni reagimin e yllit të Inter (VIDEO)

Delo.autor

MUNGOI NË CEREMONINË E “TOPI TË ARTË”/ Modric kritikon ashpër CR7: Duhet të tregojë respekt!

Delo.autor

“PLESHTI” FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Juventus kundër: Ja pse e meritonte Ronaldo…

Delo.autor

Leave a Comment