Champions League Futboll Sport

HUMBJA NDAJ TOTTENHAM/ Spalletti: Mund të kishim guxuar më shumë, ja kush është thembra jonë e Akilit

Trajneri i Inter analizon disfatën e Inter ndaj Tottenham në Wembley. Zikaltrit janë mposhtur pas golit të Eriksen në fund të takimit dhe tani nuk e kanë në dorën e tyre kualifikimin.

“E dinim që do të ishte e vështirë, kemi sakrifikuar, ruajtëm pozicionet tona në fushë dhe nuk vuajtëm aq shumë.

“E pësuam nga një aksion personal i Sissoko-s. A jam i zhgënjyer? Ekipi bëri atë që duhet të bënte, por ndonjëherë nuk përdori personalitetin që ka, vetëm disa minuta para golit të tyre ne kishim një mundësi të mirë me Perisic.

“Mund të kishim guxuar më shumë. Nainggolan? Ai kishte një problem në kavilje, mund ta kisha zëvendësuar pas pushimit, por e përshpejtova.

“Ai donte të qëndronte në fushë, por ndaj një ekipi që driblon mirë, bëhet e vështirë.

“Është pak thembra jonë e Akilit kur ndeshemi ndaj një ekipi driblues, ndonjëherë humbasim topin dhe jemi të turpshëm për të menaxhuar lojën.

“Kualifikimi? Nuk e di se çfarë do të bëjë Barcelona, por jam i bindur se në këto nivele nuk ka lëshime.”

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Napoli. Rezultati 3-2

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Juventusi dhe PSG arrijnë marrëveshjen e bujshme të shkëmbimit

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Kampionët në fuqi kërkojnë rikthimin tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment